Lajme

Bajrami porosit Mustafën: Jep dorëheqje ose të rrëzojmë

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 10 May 2017

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka dy zgjedhje: ose të japë dorëheqje, ose të përjetojë rrëzimin e Qeverisë nga mocioni i iniciuar nga partitë opozitare.
“Zoti Mustafa i ka dy rrugë: O sonte të jep dorëheqje ose nesër të përjetojë rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit, sjellja e Mustafës kundrejt deputetëve të partisë së tij është alarmante, sepse deputetët duhet të jenë të pavarur.

Bajrami ka vlerësuar se deputetët e LDK’së janë në një presion të tejskajshëm nga lideri i tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera