Lajme

Bajrami për rritjen e pensioneve: Korrupsion publik, tentativë me ble vota

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 07 October 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka quajtur “tentativë me ble vota” dhe “skemë të korrupsionit publik” vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të rritur për 20% pensionet.

Bajrami ka theksuar se vetëm gjatë kësaj qeverisje rritja e çmimeve është 22%.

Postimi i Bajramit:

-Advertisement-

Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.

Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje.

Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftushme sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera