Lajme

Bajrami: Paga minimale u përcaktua në mënyrë arbitrare, u tejkaluan procedurat

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 25 July 2023

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se përcaktimi i pages minimale është realizuar në mënyrë arbitrare.

Bajrami ka deklaruar se ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk ka pasur konsultime e as dakordime rreth përcaktimit të saj. Deputetja Bajrami thekson se në përcaktimin e pagës minimale, nuk u morën parasysh të gjithë faktorët.

“Fillimisht, ministri i Financave, siç është raportuar…e kemi të qartë se nuk ka pasur konsultim dhe as pajtueshmëri rreth përcaktimit të pages minimale, është caktuar në mënyrë arbitrare. Ka ardhur, janë tejkaluar procedurat, janë shkelur disa parime të organizatës botërore të punës dhe është bërë pa konsultim publik. Mbi të gjitha nuk është marrë parasysh as norma e inflacionit”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Tutje, deputetja Bajrami ka theksuar se Ligji për pagën minimale u miratua në një seancë, e cila nuk i kishte kushtet për t’u zhvilluar.

“Ky ligj kaloi në seancën problematike të 13 korrikut. Kuvendi ka prekur pikën më të ulët atë ditë, jemi ndjerë të turpëruar të asaj çka ndodhi. Në fund opozita e lëshoi sallën, kemi besuar se nuk ka pasur kushte që të vazhdojë ajo seancë, tani ka edhe pretendime të grupeve paerlamentare që nuk janë përcjellë procedurat për ftesën e saj dhe rasti ka shkruar edhe në Kushtetuese mirë, duhet cekur se një ligj i tillë pas më shumë se një viti ka kaluar vetëm në një séancë ku faktikisht nuk ka pasur kushte për zhvillimin e saj e ku partitë opozitare e kanë braktisur seancën. Paga minimale është caktuar 264 euro, qysh ka ardhur propozimi nga Ministria e Financave në maj të vitit 2022, ndërkohë që na e dimë se sa zhvillime kanë ndodhur që nga ajo kohë”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.

Me 60 vota për e një abstenim, është miratuar ligji për pagën minimale.

Ky ligj parasheh që paga minimale të bëhet 264 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera