Lajme

Bajrami: Nga 177.9 milionë euro kredi ndërkombëtare, kjo Qeveri s’ka shpenzuar asnjë euro deri në fund të vitit 2022

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 13 October 2023

Deputetja nga radhët e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka bërë një reagim lidhur me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës, teksa e ka fajësuar Qeverinë.

Bajrami ka thënë se nga 177.9 milionë euro kredi ndërkombëtare të ratifikuara ndër vite, kjo Qeveri s’ka arritur të shpenzojë asnjë euro deri në fund të vitit 2022. Për këtë shifër, ajo i është referuar Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin Vjetor Financiar për vitin 2022, në faqe 22 thotë: Janë 7 projekte/kredi në vlerë totale prej 177,900,000€ të ratifikuara përgjatë viteve 2017 deri 2022, nuk janë tërhequr fare mjetet financiare”, ka shkruar Bajrami.

-Advertisement-

Bajrami tutje ka thënë se nuk është aspak mirë që mirë që nuk po votohen marrëveshjet ndërkombëtare, por këtu përgjegjësia është e pozitës.

“Ky vend ka pasë Qeveri më herët me vetëm 61 vota në Kuvend dhe ka arritur t’i kaloj marrëveshje ndërkombëtare, por jo duke ju dhënë epitete deputetëve, por duke kërkuar bashkpunimin e tyre për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Megjithatë dështimet e kësaj Qeverie nuk mund t’i mveshën opozitës, sepse janë me mijëra projekte që burim të financimit e kanë buxhetin e Kosovës e të cilat kanë ngelë vetëm në letër, e për të cilat problem nuk është buxheti, por problemi është te ministrat e Kurtit të cilët jetojnë me dëlirin e like-ve të gjeneruar nga bots-at në Telaviv”, ka shkruar Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera