Lajme

Bajrami-Mustafës: Karvani juaj do të ndalet shumë shpejtë!

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 06 May 2017

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami iu ka përgjigjur Mustafës, duke thënë se është dëshmuar se kush ka tradhtuar elektoratin e vet prej lakmisë për pushtet.

Derisa Mustafa ka thënë se nuk i frikësohet atyre që po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, pasi ata kanë probleme me ligjin, Bajrami ia ka kthyer se prej lakmisë për pushtet duke u bërë bashkë me ata që i akuzonit për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së.

“ju keni tradhtuar elektoratin e juaj duke u bashkuar me ata të cilët sipas juve ishin kapësit e shtetit, e që partia juaj i bëri kryetar kuvendi e kryetar shtetit, por ja që për të ardhë në pushtet lakmia juve ia mbylli sytë dhe mashtruat me ato premtime të cilat nuk i mbajtët. Është mirë të merresh edhe këto pak ditë që iu kanë mbetur me stafin që i ke aty se karvani juaj do të ndalet shumë shpejtë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera