Bajrami, Mujës: I the dy të pavërteta në fjalimin tënd

Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 09 February 2022
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë replikë kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja të cilit i tha se i ka thënë dy të pavërteta në fjalimin e tij.
“I the dy të pavërteta në fjalimin tënd. Kështu mund t’i quaj më së buti. Ju thatë që 22 % e amvisërive shpenzojnë 60 % të energjisë elektrike në Kosovë. Kjo është tepër e pasaktë. Mbrëmë në një debat televiziv, kryesuesi i bordit të ZRrE-së Ymer Fejzullahi tha se 40 % e energjisë elektrike në Kosovë shpenzohet nga sektori privat, pra bizneset. Nëse 40 % shpenzohet nga sektori privat dhe 60 % po u shpenzojke nga 22 % e amvisërive atëherë ku mbeten 78 % të amvisërive? Ku e marrin energjinë elektrike që e shpenzojnë? Kjo është një e pavërtetë. Nëse ju i keni të dhënat më të sakta sesa të kryetarit të bordit të ZRrE-së unë pres votën ‘pro’ të tuajën për shkarkim të bordit të ZRrE-së”.
Një kundër-replikë e pati edhe vetë Muja që e sqaroi deklaratën e tij për shpenzimet e amvisërive.
“Të thuhet i saktë ose i pasaktë është sikur të nisesh nga e vërteta absolute që gjë që nuk është. E vërteta është që unë e thashë që në kuadër të shpenzimit total vjetor të amvisërive të Kosovës, 3000 gigavat, janë 89 mijë amvisëri që shpenzojnë mbi 1000 megavat dhe janë shpenzuesit kryesorë të energjisë në kuadër të shpenzimit të amvisërive, jo shpenzimit total të energjisë. I kemi 540 mijë konsumatorë që i kategorizojnë si amvisëri nga të cilët 90 mijë i shpenzojmë mbi 1000 megavat kurse 78 % janë në 800 megavat. Këto janë të dhënat zyrtare. Nëse ju keni të dhëna të tjera është mirë që t’i sillni”.

Të tjera
-
Lirohet nga burgu presidenti i Koresë së Jugut i akuzuar për shpalljen e ligjit ushtarak
Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut është liruar nga burgu, një ditë p...
-
Presidentja publikoi foto me punonjëset e AKI-së, Ramadani: Rrezikon sigurinë e tyre dhe atë kombëtare
Njohësi i çështjeve politike dhe ish-kryesinspektori i Agjencisë së Kosovës p...
-
Aṛmët bërthamore, lideri i Iranit: Nuk do të negociojmë nën ‘bullizmin’ e SHBA-së
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të shtunën se shteti ...
-
Shqiptaro-amerikanët takojnë Osmanin kërkohet formimi i shpejt i Qeverisë dhe rikalibrimi i raporteve me SHBA
Presidentja Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (...
-
Qeveria Kurti ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin-Thesari autorizohet për ta kryer transferin
Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Qev...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike për këto çështje
Qeveria e Kosovës, mbrëmjen e sotme ka mbajtur një mbledhje elektronike, në t...
-
Krasniqi uron gratë për 8 Marsin: Respekti dhe mbështetja për gratë duhet të jenë çdo ditë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar të ...
-
“Nanë edi që je tu më pa”- Nuk mund të mbajë lotët, teksa ia thotë këto fjalë nënës së për 8 Mars
Gjatë emisionit Zgjohu, 21 vjecarja Semra ju dërgoi mesazh të gjitha nënave p...
-
Dodik i përgjigjet Sekretarit Rubio: I përdori narrativat e Administratës së Biden, Republika Srpska s’i ndalë politikat e saj
Milorad Dodik, president i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, ka reag...
-
Osmani e përqafuar nga vajzat e saja: Dashuria më e ëmbël
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi të veçantë bashkë me dy ...
-
Sụlmet ndaj personave zyrtarë, sivjet u raportuan 26 raste
Plot 180 raste të sulmeve ndaj personave zyrtarë janë regjistruar në Kosovë g...
-
Cakolli: Kërkesa e VV-së për rivotim në mërgatë cenon besimin e procesit zgjedhor
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar në profilin e ti...