Lajme

Bajrami: Komisioni për Ndihmë Shtetërore inekzistent, edhe BE ka kërkuar të funksionalizohet

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 01 October 2022

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, gjatë emisionit “Betimi për Drejtësi”, ku u diskutua për numrin e lartë të ushtruesve të detyrës në pozita të larta, përmendi edhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore, ku tha se është inekzistent dhe se do duhej të ishte në funksion marrë parasysh pakot e fundit që janë ndarë nga qeveria.

“Më duhet me e përmend Komisionin për Ndihmë Shtetërore, i cili është komision joekzistent që nga fillimi i këtij viti sepse anëtarëve të këtij viti ju është kryer mandati. Ne kemi pasur një proces rekrutues, i kemi dërguar emrat në Kuvend mirëpo mazhoranca e ka dështuar procesin e ne edhe sot e kësaj dite do të thotë nuk kemi Komision të Ndihmës Shtetërore”, tha ajo,

Sipas saj, ky komision është edhe kërkesë e bashkësisë evropiane dhe obligim sipas Marrëveshjes të Stabilizim Associmit .

-Advertisement-

“Është kërkesë e bashkësisë evropiane, është obligim sipas Marrëveshjes të Stabilizim Associmit dhe ne fakt të gjitha pakot që po jep Qeveria, qoftë 100 milionëshin, qoftë tani vendimi për 150 milionë të tjera, qoftë subvencionet që jepen në bujqësi, ekonomi e të tjerë, ky ka qenë një Komision, nëpër filtrin e të cilit është dashur të kalojnë gjitha këto dhe në fakt nuk është asgjëkundi”, tha ajo.

Bajrami theksoi se kemi edhe shumë zyrtarë publik që po japin dorëheqjeje e që sipas saj është befasi pasi për shkak të një qëndrueshmërie në sektorin publik dhe sigurie gjithmonë ka pas një konkurrencë shumë të madhe për të punuar aty, por kjo sipas saj po ndodhë për shkak të presionit politik./BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera