Lajme

Bajrami i reagon Muratit: Ministër propaganda, askujt s’i është rrit paga 17%, e paske llogarit pagën tënde dhe të Gani Jakupit

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 08 April 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me akuzat ndaj Qeverisë Kurti, e konkretisht ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit mbrëmë i reagoi deputetit Avdullah Hoti, pasi akuzoi Qeverinë lidhur me raportin e buxhetit të vitit 2023.

Murati e ka cilësuar deklaratën e Hotit si “propagandë të LDK-së” dhe është ndalur në detaje për të sqaruar se raporti në fjalë, të cilin Hoti e përmend, në fakt tregon se paga mesatare në sektorin publik është rritur me 17 për qind gjatë vitit 2023, e cila është rritje dukshëm më e lartë sesa rritja 4 për qind gjatë mandatit të Hotit si ministër i Financave.

-Advertisement-

E në këtë debat virtual është përfshirë edhe deputetja Hykmete Bajrami. Bajrami në një postim në Facebook, ka shkruar se Murati në 17 për qindëshin e rritjes së pagave e ka llogaritur edhe pagën prej 7,500 euro të Gani Jakupit.

“Ministër propaganda po thotë që i ka rritë pagat 17%, në këtë 17% e paska llogaritë pagën 7500 euro të Gani Jakupit dhe pagën e vet e të stafit politik që ky me tu bërë ministër i financave i ka dyfishu. Realiteti është se askujt tjetër në vend në sektorin publik nuk i është rritë paga 17% gjatë vitit 2023, askujt. Dhe kur ti thua që i ke shpenzu më shumë 17% më shumë në paga kjo nuk i bie që i ke rritë pagat për 17%, por i bie me taksat e qytetarëve po paguan Gani Jakupin e shokët e tij që nuk janë të paktë dhe ky është keqpërdorim i parasë publike”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka shtuar se sa i përket rritjes së pagave në kohën e Avdullah Hotit ministër i financave, “ta kujtoj se inflacioni në atë kohë ka qenë -0.4 % (2015); 0.3% (2016) dhe 1.5% (2017), ndërsa në mandat tëndin inflacioni këto tri vite ka kalu 23%, dmth. çdo pagë është zhvlerësuar me së paku 23%”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera