Lajme

Bajrami i reagon Kurtit: Nëse ka me të vërtetë sovranitet në Veri, nuk ka mundësi me hy gjithë ai armatim brenda

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 02 December 2024

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar diskutimi për katër vitet e qeverisjes Kurti II.

Deri më tash ka pasur përplasjë të shumta në mes të opozitës dhe pozitës, shkruan Gazeta Infokus.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reaguar deputetëve të partisë në pushtet për deklaratat se është shtrirë sovraniteti në veri të vendit.

-Advertisement-

“Keni dhënë grante për familjarë dhe sot del ministri don me i mbulu skandalet duke u thirrë në ditëlindjen e të madhit Ibrahim Rugova. Nuk shkon kështu. As nuk mundeni me mbulu me terrorizmin që po ndodhë në veri, as nuk mundeni me na shitë trimëri për çka po ndodhë në veri, sepse sikur të kishte sovranitet me të vërtetë nuk kish pasë mundësi me ndodhë këto që po ndodhin, me hi gjithë ai armatim brenda”, tha Bajrami.Ajo tha se më 9 shkurt “VV shkon në shtëpi sepse praktika” ka zgjatur shumë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera