Bajrami: Efektet e Ligjit të Pagave do të vërehen në muajin shkurt
Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 01 February 2023
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se të gjithë punëtorët e sektorit publik, efektin e Ligjit të Pagave do ta shohin në muajin shkurt, duke e krahasuar pagën e muajit janar me atë të shkurtit.
Bajrami tha se rritja, siç e quajti ajo, e proklamuar e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që është 40 për qind, sipas saj, nuk ekziston.
“Polici i lartë e ka rrogën 290 euro por e ka shtesën prej 180 euro në emër të pozitës dhe tash me ligjin e ri nuk e ka më shtesën por e ka pagën më të lartë për 180 euro që nënkupton se policit i ka mbetur paga e njëjtë”, është shprehur Bajrami në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ajo tha se ka disa vjet që plot njerëz shpresat i kanë vu tek Ligji i Pagave, teksa tha se sot nga Kosova po ikje të profesionistëve, për dallim prej herave të tjera, që sipas saj, kanë ikur njerëzit e papunë.
“Ka disa vite që plot njerëz i kanë vu shpresat tek ky ligj. Jo vetëm 82 mijë zyrtarët e sektorit, pasi cdo herë që ka pasur lëvizje të pagave është një lloj presioni që shkaktohet te sektori privat dhe ka lëvizje gjithashtu”.
“Ka pasur ikje edhe herave të tjera por zakonisht kanë ikur të papunët, por sot ne në diskutim me biznese bëhet e ditur se ka ikje të profesionistëve”, është shprehur Bajrami.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interva...
-
SHBA/ Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuza
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shpall...
-
Rast i rëndë për familjen Iljazi në Prishtinë: 42-vjeçari dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një pers...
-
Imri Ahmeti e konfirmon: Jam në listë për deputet për t’i ndihmuar partisë
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar se do të jetë kandidat për d...
-
E “zbulon” Gashi: ShBA’ja planifikoi ta fus Kurtin në një listë të padëshirueshme, Osmani e shpëtoi
Analisti politik, Astrit Gashi, në “Debat Plus”, ka thënë se ka informata nga...
-
Bulliqi pritet në veri nga Hetemi, përgëzojnë policët për përkushtimin e tyre në punë
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u prit në veri të Kosovës, nga kryetar...
-
Plani i Rritjes, Qeveria e çon në Bruksel një draft me reformat që i synojnë
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka treguar Kosova ka dërguar drejt Komis...
-
Dita e Shtetësisë së Kroacisë, Kurti: Vendet tona ndajnë një aleancë historike
Kroacia mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës, deklaroi ambasadorja e Kroac...
-
Tahiri: S’duhet të heqim dorë për ta bërë shtetin, për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtar
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Stoltenberg sugjeron bisedime për heqjen e kufizimeve ndaj armëve për Ukrainën
Ukraina mund të triumfojë në betejën e saj për t’i zmbrapsur forcat ruse me “...
-
PDK: Jemi të vendosur për t’i dhënë fund keqqeverisjes
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot t...
-
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”
Ndërsa paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër, që nda...