Bajram Rexhepi ende në komë
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 03 May 2017
Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi vazhdon të mbetet në komë. Këtë për ‘Indeksonline’, e ka konfirmuar zv/ministri i Shëndetësisë, Kadir Hyseini.
Ky i fundit në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se herë pas herë po tentohet që të zgjohet nga koma.
“Shërbimi shëndetësor është në nivel. Po bëhet gjithçka që është e mundur që të përmirësohet. Sipas informatave që kam ai është ende në komë. Herë pas herë po tentojnë me e zgju. Te shohim tash. Atje është familja e tij”, ka thënë Hyseini.
Tutje, merret vesh qe Hyseini është angazhuar shumë që të kompletohet dokumentacioni dhe të mundësohet që Rexhepi të dërgohet në një nga spitalet në Turqi.
Ish kryeministri dhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pësuar sulm në tru rreth tri javë më parë.
Ai për disa ditë ka qëndruar nën kujdesin intensiv në QKUK.
Ambasada turke ka hequr shpenzimet për dërgimin e Rexhepit për shërim në Turqi.
E zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka thënë për Indeksonline se për rastet kur ndonjë pacient duhet të shkoj për trajtim jashtë vendit, secila klinikë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka një konsilium të mjekëve në përbërje të 3 anëtarëve që nënshkruajnë në një formularë për pacientët në rastet kur rekomandohet shërimi jashtë institucioneve publike shëndetësor dhe i njëjti formularë nënshkruhet nga drejtori i klinikës përkatëse.
“Shumica e sëmundjeve trajtohen brenda klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përjashtuar rastet e rënda të lëmisë hemato-onkologjisë. Po ashtu dhe të transplantove të ndryshme t organeve për shkak të mungesës së legjislacionit. Po ashtu, së fundmi është reduktuar dukshëm referimi i rasteve kardiokirurgjike dhe kardiologjisë invazive, meqë kardiologjia invazive po punon nga 12 orë në ditë, përderisa edhe kardiokirurgjia ka shtuar numrin e të operuarve”, ka theksuar Qyqalla.
Sipas saj, në këto dy fusha, ende nuk po arrihet të mbulohet 24 orë për shkak të limiteve në kuadro dhe atyre buxhetore, por dukshëm ka rënë numri i të referuarve./Indeksonline/
Të tjera
-
Një burrë rrah familjaren në Prishtinë
Një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjares së tij në Pris...
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e c...
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...
-
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Argita Malltezi, vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ësht...
-
Prishtina sot renditet e 38-ta në botë për cilësinë e ajrit
Sot, Prishtina radhitet në vendin e 38 në botë për cilësinë e ajrit. Kësht...
-
Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve, e rrạhën dhe kërcënuan një të mitur brenda stacionit në Ferizaj
Pronarët e një kompanie të autobusëve e kanë rrahur dhe kërcënuar një të ...
-
Për tri vite presidentja Osmani nuk e falë asnjë të burgosur
Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin...
-
Emocionon në studio infektologu kosovar, dëgjoni historinë rrëqethëse nga kontributi tij në luftë “Ajo vajzë nuk jeton më”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Infektologu Ha...
-
Lajçaku njofton se u takua me zyrtaren e lartë të OKB-së: Folëm për dialogun
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje n...
-
Instagrami heq filtrat e bukurisë
Nga 14 janari 2025, Instagram i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Harr...
-
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjạrret në Kaliforni
Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjend...
-
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përme...