Lajme

Bajram Rexhepi del nga QKUK-ja, e nisin për shërim jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 25 April 2017

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në këto momente ka dalë nga QKUK-ja dhe pritet që menjëherë të niset për shërim jashtë vendit, ku do të dërgohet për shërim pas sulmeve në tru të pësuara para tetë ditësh.

Burime të Veriu.info nga QKUK-ja bëjnë të ditur se një ekip mjekësor në repartin Intenziv e ka përgatitur Rexhepin për rreth dy orë, në mënyrë që të bëhet transferi sa më adekuat për shërim jashtë vendit.

“Sigurimi i spitalit i ka nxjerrë jashtë të gjitha personat që ka qenë në korridoret e Intenzivës, ku personeli mjekësor tash e nisi transportimin e Bajram Rexhepit. Infermierët na treguan që ai do të dërgohet për shërim në Turqi”, ka bërë të ditur burimi i Veriu.info, i cili ndodhet në QKUK.

-Advertisement-

Siç ishte bërë e ditur edhe nga zyrtarët e QKUK-së, ish kryeministri Rexhepi është në gjendje kome prej tetë ditësh./Veriu.info/

Image result for Bajram Rexhepi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera