Lajme

Bajram Gecaj: Me rëndësi që Qeveria e “vendimeve të mëdha” të vazhdojë, ndërsa Kosova të del ku të del!

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 04 February 2019

Ish zëvendësministri Bajram Gecaj, ka ironizuar sot nëpërmjet një postimi në Facebook me votimet e ligjeve për buxhet dhe dialog, përcjell inFokus.

Ai, këtë postim e ka shoqëruar me një fotografi ku shihet kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Siç thotë ai, tani që kanë kaluar ligjet, i vjen radha edhe shpërblimeve.

-Advertisement-

Ky është postimi plotë i tij:

Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Tani, pasi që buxheti e ligji për dialogun kaluan, i vjen radha e shpërblimeve apo trofeut real (për PSD-në), përkatësisht Prishtina!

Pas më shumë se 10 muajsh pritjeje, tash shpejt, sipas marrëveshjes tanimë të përfolur nëpër medie, Gjykata Kushtetuese pritet të publikon vendimin në favor të Shpendit.

E pastaj, mos e akuzoini BE-në e mos u befasoni fare për raport progresi negativ, mos-liberalizimin e vizave, ikje të rinisë, ose edhe nëse kjo çështje ndodhë të diskutohet në Parlamentin Evropian.

Avash avash, me rëndësi që Qeveria e “vendimeve të mëdha” të vazhdojë, ndërsa Kosova të del ku të del!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera