Lajme

Bajqinovci në Veri pranë biznesit të Radojiçiqit: Kosova po forcohet, u vendosen targat, dinari po largohet

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 24 February 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është lajmëruar sot me një video nga Veriu i vendit, pikërisht në afërsi të një prej bizneseve të Milan Radojiçiq në Mitrovicë të Veriut që ishte bastisur kohë më parë nga Policia e Kosovës.

Bajqinovci ka thënë se rrugët e asaj pjese dikur kontrolloheshin nga “Rojat e Urës”, derisa sot rrugët janë të lira.

Deputeti i VV-së ka thënë se Kosova po forcohet edhe në Veri të vendit, pasi jaën vendosur targat RKS, banorët e asaj pjese janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet.

-Advertisement-

“Shteti i Kosovës po forcohet edhe në këtë pjesë të territorit duke e shtrirë sovranitetin. U vendosën targat RKS, banorët e veriut janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet”, dëgjohet tek thotë Bajqinovci.

Ai tutje thotë se edhe përkundër gjithë sulmeve ndaj institucioneve të Kosovës, ka shumë pak të arrestuar, të ndjekur, ndërkohë ka shtuar se për aktakuza as që bëhet fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera