Lajme

Bajçinovci: Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 23 May 2023

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka komentuar vendimin që ua lejon deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mbajnë një asistent personal.

Bajqinovci, në emisionin DPT te Fidani, ka përshëndetur këtë vendim duke thënë se ka shumë punë dhe ka shtuar se deputetët po ashtu nuk kanë vend ku t’i presin palët dhe detyrohen të takohen me njerëz nëpër kafene.

“I vyn, asistenti ka shumë punë. Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë”, tha ai.

-Advertisement-

“Tash është marrë vendim dhe është kryer kjo punë. Nëse flasim për mungesën e deputetëve mund të flasim, por kjo është temë tjetër. Po e tregoj të vërtetën. Takimet e mia si deputet i kryej nëpër komuna dhe kafe. Nuk ka vend në Kuvend ku t’i presësh palët. Ka palë që nuk dëshiron të shihet nëpër kafe”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera