Lajme

Bahtiri: Ministër Murati ekzekutoj pagat pa vonesë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 04 October 2022

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati që t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

Bahtiri ka thënë se inflacioni dhe shpenzimet e dimrit, rëndojnë gjendjen e mësimdhënësve. Mos-ekzekutimi i pagave, ka shkruar ai, godet edhe më rëndë mësimdhënësit dhe familjet e tyre.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Pagat e mësimdhënësve duhet patjetër të ekzekutohen nga Ministria e Financave. Andaj, ftoj ministri Hekuran Murati që t’i ekzekutoj pagat pa vonesë.

Inflacioni financiar i muajve të fundit dhe shpenzimet e shtuara familjare për t’u përgatitur për dimër, domosdoshmërisht që vendosin në vështirësi familjet e mësimdhënësve.

Kur shtojmë këtu edhe faktin se shumica prej mësimdhënësve kanë kredi në bankat komerciale, atëherë mos-ekzekutimi i pagave do t’i godiste rëndë mësimdhënësit dhe familjet e tyre. Ekzekutimi i pagave do të duhet të përcillet edhe me obligimin që mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e humbura mësimore gjatë këtij viti shkollor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera