Lajme

Bahtiri kërkon tubim masiv në Mitrovicë pro hapjes së Urës së Ibrit

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 05 August 2024

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, konsideron se është koha për organizimin e një tubimi masiv të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut ku do të kërkohej hapja e Urës së Ibrit.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë “mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin, qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve”.

“Çdoherë bashkarisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës”, ka shkruar Bahtiri.

-Advertisement-

Ai ka kërkuar që postimi i tij të shpërndahet, “që ta shohin edhe të tjerët”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera