Bahtiri kërkon që e diela të jetë pushim për të gjithë
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 25 February 2019
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që e diela të jetë pushim për të gjithë.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra për informim e Mitrovicës, ku njoftohet për mbajtjen e mbledhjes së radhës së Bordit të Drejtorëve.
Në këtë mbledhje, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, njoftoi ekzekutivin lidhur me Panairin e Punës i cili në Mitrovicë do të mbahet më datën 12 prill 2019 në sallën e sporteve “Minatori”, ku tha se Panairi do të organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe nga ana e komunës do të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për një organizim sa më të mirë.
Ndërsa drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, njoftoi bordin se është duke u punuar për respektimin e orarit të punës të subjekteve afariste, ku me këtë rast kanë ndërmarrë aksion për mbylljen e lokaleve të cilat nuk e respektojnë orarin e punës sipas Rregullores komunale Nr. 03/2014 dhe mbylljen e lojërave të fatit të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pa licencë.
Nga ky aksion, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se gjatë vikendit janë mbyllur gjithsej 20 biznese, 3 mega markete të mëdha, 2 barnatore, 15 bastore dhe 2 kazino. Ai më tutje ka thënë se ky aksion do të vazhdojë edhe ne ditët e ardhshme derisa të zbatohet Rregullorja komunale në fuqi.
Në fund kryetari Bahtiri, ka lavdëruar punën e drejtorit të Inspeksionit, Hysni Ahmeti, duke ofruar mbështetjen e tij të plotë që komuna e Mitrovicës të funksionojë me rregulla evropiane ku dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjithë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...