Sport

Badiashile pranon ofertën e Chelseat

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 26 December 2022

Chelsea raportohet se është afër transferimit të Benoit Badiashiles.

Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, qendërmbrojtësi ka rënë dakord për kushtet personale me klubin londinez, shkruan Gazeta Express.

Badiashile ka pranuar ofertën për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

-Advertisement-

Tani, Chelsea është në bisedime me Monacon duke bërë përpjekje për të arritur marrëveshje edhe me klubin francez.

Bëhet e ditur se “Blutë” kanë ofruar 40 milionë euro për transferimin e 21-vjeçarit.

Badiashile deri më tani ka regjistruar 135 paraqitje për Monacon në të gjitha garat. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar tre asistime.

Francezi me Monacon ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy