Sport

Bad News Eagles nisin sot garën si legjenda në turneun më të madh në botë në CS:GO

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 14 May 2022

Ekipi kosovar, Bad News Eagles do të nisin sot garimin në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antëerp Major 2022.

BNE arriti kualifikimin në fazën “Legends Stage” para dy ditëve, pas tri fitoreve dhe dy humbjeve, shkruan Gazeta Express.

Sot, ata do të nisin garimin në fazën tjetër, ku garojnë 16 ekipet më të mira të botës.

Ndeshja e parë e tyre është ndaj ekipit danez, Copenhagen Flames, që gjenden në vendin e 14 në botë.

Dueli i ekipit kosovar ndaj atij danez është i pari në renditje dhe nis nga ora 12:00.

Edhe në këtë fazë, një ekipi për t’u kualifikuar i duhen tri fitore nga pesë ndeshje dhe më pas kalojnë në “Champions Stage” aty ku bëhet eliminimi direkt.

Të tjera