Sport

Bad News Eagles ka fituar ndeshjen ndaj ekipit turk Eternal Fire dhe kalon në gjysmëfinale të turneut kualifikues

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 11 March 2023

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar fitoren e dytë në turneun kualifikues për turneun BLAST Premier Spring Showdown.

Pas fitores me rezultat 16-12 ndaj ekipit turk Eternal Fire, tani ekipi shqiptar ka kaluar në gjysmëfinale të turneut kualifikues RES Eastern European Masters Spring 2023.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte kapiteni Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci me 30 eliminime.

-Advertisement-

Në gjysmëfinale Bad News Eagles do të përballet me ekipin Cloud9, nesër (e diel) duke filluar nga ora 13:00 në formatin ‘Bo3’.

Ekipi Cloud9 renditet në vendin e dhjetë në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi shqiptar renditet në vendin e 21 –të, shkruan Telegrafi.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave do të transmetohet në kanalin zyrtar të RES_EN në platformën Twitch.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy