Lajme

Babë e bir sulmojnë me thika 52-vjeçarin

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 29 July 2017

Mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me thikë A.S, rreth 52 vjeç, banues në Korçë.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, dyshohet se pas një konflikti të çastit në lagjen nr. 17 të qytetit është plagosur me thikë nga M.B, rreth 25 vjeç dhe A.B, rreth 51 vjeç (at e bir).

I plagosuri ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

-Advertisement-

Policia thotë se po punon për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera