Sport

Babbel: Riberys po i duket vetja si Ronaldo e Messi

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 03 October 2017

Markus Babbel, ish ylli i Bayern Munichut, është tallur me Franc Riberyn.

Trajneri aktual i Luzernit,  Markus Babbel, i cili ka qenë pjesë e Bayern Munichut mes viteve 1991-1992 dhe 1994 -2000, është tallur me Franc Riberyn.

“Franck Ribery nuk ka shënuar një gol në Ligën e Kampionëve në dy vitet e fundit,” tha Babbel për Sky 90.

-Advertisement-

“Ai ende e sheh veten në të njëjtin nivel si Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi, por e vërteta është ndryshe”, ka theksuar ai.

Babbel, i cili ka drejtuar skuadrat si: Stuttgart, Hertha dhe Hoffenheim, ka thënë se disa lojtarë të Bayernit ende jetojnë me të kaluarën.

Riberyn ka qenë njëri nga pesë lojtarët e Bayernit që ka kërkuar nga klubi shkarkimin e Carlo Ancelotti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera