“Babain ma ka mbyt në shtrat, më ka plagos mua dhe njerkën”, djali i viktimës kundërshton dënimin e vrasësit me 25 vite burgim
Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 25 November 2021
Col Imeraj është dënuar me 25 vjet burgim pasi ka pranuar se në korrik të 2020-ës e ka vrarë N.M, ka tentuar të vrasë djalin e viktimës dhe i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor kushërirës së tij, D.M.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, i akuzuari Imeraj për vrasje të rëndë është dënuar me 22 vite burgim, për tentim vrasje me 4 vjet burgim, ndërsa për lëndim të lehtë trupor me 6 muaj burgim.
Mark Mula, djali i viktimës i cili ishte plagosur ditën kritike, në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7, tha se familja është tronditur me dënimin, teksa shton se kanë pritur burgim të përjetshëm për vrasësin.
“Në Kosovë është një drejtësi shumë e prishur e korruptuar. Është tmerr kur është një vrasje e rëndë, një tentim vrasje, një vrasje në tentativë dhe djali nën moshën 9 vjeçare e ka parë gjithë atë krim makabër, nuk është i cekur nga prokurori i shtetit Ali Uka. Prokurorin e kuptoj se gjatë ngritjes së aktakuzës ka bë shumë gabime dhe s’ka ditë çka ka shkruar, por nuk e kuptoj gjykatësin Drilon Haraçia. Nuk më kanë ftu asnjëherë mem marrë në pyetje….Nuk jam ftuar nga gjykata se e ka pranu aktakuzën dhe nuk ki drejt me folë, si nuk kam drejt me folë…Këtu janë bë shkelje nga fillimi deri në përfundim, por ta shohim çka po vendos Gjykata e Apelit”, tha Mula, transmeton Gazeta Express.
“Ne si familje jemi shumë të tronditur me këtë dënim”, u shpreh ai tutje në “Frontal”, transmeton Express.
Ai tregoi se ishte ndjekur për t’u vrarë nga vrasësi.
“Kemi pritë dënim me burg të përjetshëm, ku ka kqyre me shfaros komplet familjen. Babain e ka mbyt në shtrat, mua më ka lënë në gjendje shumë të rëndë, ma ka plagos gruan e babait. Vëllai I vogël ka qenë i fshehur nër kaquq se nuk i dihet edhe atë e kish mbytë, mua më ka ndjek 150 metra rreth e rreth oborrit mem mbytë, kam qenë i plagosur. Këtë krim e ka kry mik i joni, e kemi mbajt në shpi me buke më gjitha të mirat”, u shpreh ai më tej.
Ai ka thënë se familja akoma është me trauma.
Të tjera
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...