Babai vret të birin 7-vjeçar dhe i fsheh trupin në dollap, pas tij tentoi ta vriste edhe gruan
Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 04 January 2022
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur nëItali, Davide Paitoni, i cili ishte me arrest shtëpie, festoi natën e ndërrimit të viteve me djalin e tij të mitur Daniele, 7 vjeç. Paitoni ishte në prag divorci me gruan e tij, ai vuante dënimin pasi theri me thikë pas shpine një koleg në fund të nëntorit. Megjithatë, krahas dënimit të tij, vogëlushi e kaloi natën e ndërrimit të viteve pranë të atit, ku gjeti edhe vdekjen tragjike.
Daniele i vogël u gjet në dollapin e shtëpisë së babait të tij të arratisur, i vrarë me thikë.
Në trupin e tij u gjend një shënim i cili thoshte: ‘E kam lënduar Danielen, mos shiko në dollap’. Pas masakrës, autori niset drejt së ëmës së fëmijës e cila siç u theksua, ishin në prag divorci.
Paitoni ishte nisur drejt ‘Gazzada Schianno’, me të njëjtin qëllim, të vriste bashkëshorten e tij. Ajo mori goditje të shumta në fytyrë, bark e shpinë, por falë ndërhyrjes së autoriteteve gruaja u shtrua në spitalin më të afërt jashtë rreziku për jetën.
Në momentin që autoritetet zbuluan se me çfarë qëllimesh ishte nisur 40- vjeçari, filluan të investigonin për Danielen dhe kapjen e autorit.
Kërkimet për gjetjen e Paitonit, i cili u arratis menjëherë pasi tentoi të vriste gruan e tij, vazhduan gjatë gjithë natës. Davide Paitoni u arrestua mëngjesin e së dielës (3 janarit) në Viggiu teksa po përpiqej trë arratisej drejt Zvicrës me automjetin e tij tip ‘Golf’. 40-vjeçari ka tentuar t’i arratiset ushtarakëve, duke përplasur makinën e policëve si dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt një pylli. Pikërisht në zonën e pyllëzuar të Colle San’Elia, Paitone u ndalua, ndërsa ai ishte ende i armatosur me thikë. Dyshohet se ka qenë e njëjta armë e ftohtë që ka përdorur për të vrarë djalin e tij dhe plagosur gruan e tij.
Daniele ishte me të atin për të kaluar Vitin e Ri, hetimet e para mjeko-ligjore konfirmuan se vrasja daton në pasditen e 1 janarit, përpara se ai të dilte nga shtëpia për të shkuar të godiste me thikë ish-gruan e tij, duke u shtyrë për ta takuar me justifikimin të kthimit të fëmijës. Urdhri i arrestit është dhënë në prani të pistave “shumë të rënda” të tij, lidhur me rrezikun e arratisjes dhe rrezikun e subjektit, i cili kishte një dozë kokaine në makinë dhe ende ecte i armatosur me thikë. Në përfundim të formaliteteve, Paitoni do të transferohet në burgun e Vareses./Shqiptarja.com
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...