Babai shpërthen në lot pasi shteti ia mori dy fëmijët: Po më lënë mendtë për ta
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/QPS-600x360-11.png)
Autori: Gazeta inFokus
21:05 | 15 December 2021
Për shkak të kushteve të këqija të jetesës, Qendra për Punë Sociale i dërgon në strehimore dy fëmijët e familjes Rexhepi.
Po shkon aty ku kalon kohën më të madhe me fëmijët.
Por, këta të fundit nuk gjenden brenda.
Me arsyetimin e kushteve të këqija për jetesë, vajza dhe djali i Ismajl Rexhepit u larguan nga prindërit e tyre.
Nga Qendra per Punë Sociale ata u dërguan në strehimoren Shpresa në Prishtinë.
“Fëmijët m’i kanë marrë, nuk më kanë thënë për çka por po i bie si me tradhëti. Jo ju blejmë diçka, ju ndihmojnë. I kanë marrë, i kanë çu atje, s’po e di as ku”, tha babai i dy fëmijëve
Përveç këtij objekti, tash e tre vite familja Rexhepi kanë edhe një shtëpi tjetër ku banojnë.
Në fakt, ajo iu dha këtyre në shenjë bamirësie.
“Unë rrogën e kam të mirë jam tu punu, për këta fëmijë, edhe gjithmonë dëshirat ua kam plotësu”, tha ai.
Mes emocionesh, ky ka një kërkesë për Policinë e QPS-në.
“Ju lutem me m’i kthy fëmijët, se po më lënë mendtë për ta”, tha babai i tyre.
E pos tyre, për ta u kujdesën edhe fqinjët në Pakashticë të Epërme.
Sipas tyre kështu u nënshkrua dokumenti për largimin e fëmijëve.
Siç pritej, kjo u mohua nga Qendra për Punë Sociale në Podujevë.
Këta nuk deshën të deklarohen për televizionin, veçse thanë se veprimet u morën për të miren e 9 dhe 12 vjeçares.
Edhe nga policia e Kosovës u tha se kushtet ku jetuan fëmijët ishin minimale për jetesë.
Videon mund ta shihni duke klikuar Këtu
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Foto-Lajmi.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...