Sport

Babai i Shkodran Mustafit shokon Interin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 31 August 2017

Babai i Shkodran Mustafi , ka thënë  se mbrojtësi do të mbetet në Arsenal në vend që të bashkohet me Interin, përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi i Gjermanisë duket i vendosur të largohet nga stadiumi i Emirates pasi u la jashtë skuadrës së Arsene Wenger për disfatën 4-0 të së dielës së kaluar në Liverpool në Anfield.

Nerazzurrët, të cilët njihen se po kërkojnë të forcojnë  repartin e mbrojtës në ditën e fundit të transferimit, u shfaqën si një nga pretendentët kryesor për shërbimet e 25-vjeçarit.

-Advertisement-

Megjithatë, babai është cituar të ketë thënë se djali i tij do të qëndrojë në Londrër.

“Unë jam agjenti i tij dhe jam këtu duke pushuar në shtëpi. Asgjë nuk do të ndodhë sot’, ka sqaruar babi i Mustafit.

Si i tillë, Inter do të duhet t’i kthejë vëmendjen e tyre mbrojtësve të tjerë, ndërsa kërkimi i tyre për përforcimet e ditës së fundit vazhdon./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera