Lajme

Babai i kryeministrit shtrihet në spital

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 02 June 2018

Hilmi Haradinaj fillimisht është pranuar ne QKUK, pastaj ka kaluar në një spital privat

Babai i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmiu, me probleme shëndetësore në zemër, kishte shkuar të premten para orës 15 në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, aty, babai i Kryeministrit nuk e ka vazhduar shërimin. Ka shkuar në një spital privat në dalje të Prishtinës.

-Advertisement-

Daut Haradinaj e ka konfirmuar se babanë fillimisht e kanë dërguar në QKUK e pastaj në privat. Ka thënë se nuk i di arsyet se pse e kanë hequr nga spitali publik pasi ka qenë

“E patëm pak në QKUK, por aty, por tash e dërgum për një ndërhyje. Por, s’e di tash”, ka thënë Haradinaj të shtunën.

I pyetur pse e kanë hequr nga QKUK’ja, Haradinaj ka thënë se nuk i di arsyet.

“Nuk e di. Jam kanë në seancë”, ka shtuar ai.

Vëllai i Kryeministrit ka thënë se janë duke pritur se çfarë do të thonë mjekët për gjendjen e babait.

Ndërkohë, kardiologu në repartin e Kardiologjisë në QKUK, Fisnik Hima, ka thënë se babai i kryeministrit është dërguar në privat aty ku i kishte bërë më herët intervenimet.

“Në spital privat është. Nuk është në të shtetit. Në spital tonin nuk është. E kanë dërgu në spitalin ku i ka bërë më herët intervenimet”, ka thënë Hima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera