Lajme

Babai kriminel shqiptar rreh dhe i pëplas kokën foshnjes 7 muajshe, tmerrohen italianët

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 25 December 2017

Një i ri shqiptar është arrestuar në Ascoli të Italisë pasi u konstatua se kishte rrahur bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Ishte nëna ajo që kishte dërguar foshnjen shtatë muajshe në spital duke thënë se u rrëzua dhe pësoi fraktuara, por mjekët dyshuan menjëherë duke bërë ekzaminime të tjera, shkruajnë mediat italiane, përcjell Albeu.com.

Fill pas kësaj, ata kanë konstuar se foshnja shtatë muajshe nuk ishte rrëzuar por ia kishin përplasur kokën.

-Advertisement-

Autoritetet kanë pyetur sërish nënën, e cila ka rrëfyer se bashkëshorti rrihte atë dhe fëmijët kur kthehej i alkoolizuar nga jashtë.

Pas kësaj dëshmie, policia ka arrestuar babain shqiptar. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera