Sport

“Babagjyshi” Liverpul tregohet bujar me Sauthempton; 80 mln euro për një mbrojtës

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 28 December 2017

Virgil van Dijk do të bëhet zyrtarisht mbrojtësi më i shtrenjtë në futbollin botëror, me kalimin te Liverpul në ditën e parë të janarit. Futbollisti nuk vonoi për të prezantuar publikisht ngjyrat e fanelës së re, duke zgjedhur të largohet nga Sauthempton në merkaton e këtij dimri, për një shumë rekord prej 75 milionë Paundësh.

Ky çek ishte i nevojshëm nga ana e Reds për të mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera gjigante të futbollit europian, që ishin të interesuara për van Dijk. Mbrojtësi holandez kaloi vizitat mjekësore me klubin e Anfild dhe do të mbajë nga muaji tjetër fanelën me numrin 4.

Mancester Siti ishte gjithashtu mes ekipeve që kishte hyrë në negociata me Sauthempton, por vetëm Liverpul bëri hapa konkretë për mbrojtësin tashmë më të shtrenjtë të planetit. Virgil Van Dijk do të fitojë 200 mijë Paund në javë nga akordi i ri me Liverpulin por jo vetëm holandezi buzëqesh nga kjo transfertë.

-Advertisement-

Ish-klubi i mbrojtësit të njohur, Sëlltik do të fitojë gjithashtu 7.5 milionë paund nga shitja e Van Dijk, pasi ka ruajtur një përqindje të kartonit, në rast shitjeje të lojtarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera