Sport

Azpilicueta flet mbi të ardhmen e tij te Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 07 January 2022

Mbrojtësi spanjoll Cesar Azpilicueta ka thyer heshtjen mbi të ardhmen e tij, duke treguar që momentalisht është tejet i lumtur me skuadrën e Chelseat.

Azpilicueta ka kontratë me kampionin evropian deri në fund të këtij sezoni, dhe ende nuk dihet nëse mbrojtësi spanjoll do të rinovojë kontratën e tij në “Stamford Birdge”, përcjell KosovaPress.

Gjatë një interviste, mbrojtësi spanjoll tregoi që është i lumtur me Chelsea, por eventualisht do të vjen momenti kur të dy palët do të ndajnë rrugët.

-Advertisement-

“Unë e ndjen që e kam besimin dhe optimizmin e klubit. Eventualisht momenti i ndarjes do të vjen, por unë jam 100% i fokusuar që të fitojmë sa më shumë trofe që mundemi, dhe pastaj do të shohim se çdo të bëhet”, tha Azpilicueta.

Pas 10 vitesh me Chelsean, Cesar Azpilicueta ka arritur të bëjë 452 paraqitje për kampionin evropian, duke regjistruar 14 gola dhe 56 asistime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera