Sport

Azpilicueta: Chelsea duhet të jetë e përsosur që ta mposhtë Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 23 February 2018

Mbrojtësi i Chelseas, Cesar Azpilicueta, beson se Chelsea duhet të jetë “e përsosur” në Camp Nou, në mënyrë që të triumfojë ndaj Barcelonës.

Ndeshja e parë mes Të Kaltërve dhe Katalunasve kishte përfunduar 1:1 në Stamford Bridge.

“Goli si mysafir natyrisht se iu jep një avantazh të vogël sepse me 0:0 ata avancojnë tutje, por është kjo që është”, tha Azpilicueta për ueb-sajtin e Chelseas.

-Advertisement-

“Ka ende shumë për t’u luajtur dhe do të jetë një ndeshje interesante, e dimë që do të jetë e vështirë por performanca jonë tregoi se për çka jemi në gjendje, dhe do ta japim më të mirën për t’u kualifikuar”.

“Duhet ta luajmë një lojë perfekte, e dimë që jemi duke luajtur kundër lojtarëve shumë të mirë në një stadium të vështirë, por kemi vetëbesimin dhe do të tentojmë që të kualifikohemi”, përfundoi spanjolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera