Sport

Aziz Salihu: Më mashtruan për post dhe për banesë

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 09 July 2017

Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i revoltuar sidomos edhe për banesën që i premtuan, e ende nuk ia siguruan.

Ish-boksieri i famshëm kosovar ka thënë se kur nuk ishte shëndosh, arsyetoheshin për mosdhënie të postit, ndërkaq kur ai është shëruar, përsëri nuk po e merr postin e seleksionuesit të boksit.

“Thoshin Azizi i sëmurë, tash jam i shëndoshë, tani eci 12 kilometra në ditë, pse nuk më japin postin si selektor i boksit”, ka thënë Salihu.

-Advertisement-

Por, Salihu ka drejtuar gishtin edhe për mashtrim pasi, siç thotë ai, dikush i kishte premtuar banesë por nuk ia kanë siguruar.

‘Para disa muajve nuk kam pas as pagë si duhet, as banesë nuk kam tash e një kohë. Po ashtu disa më kanë premtuar banesë e nuk më kanë siguruar ende, por brenda 15 ditëve do të tregoj se kush më ka mashtruar për banesë’, ka thënë ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy