Lajme

Azemi: Zyra e kryeministrit pastrohet nga punëtori që paguhet 130 euro

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 02 May 2023

Kryetari i sindikatës së pavarur të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se qeveria nuk e mbajti fjalën për rritjen e pagës minimale.

Azemi thotë se madje as premtimi për rritje në 250 nuk u mbajt, ndërsa përmend deklaratën e Kurtit para ardhjes në pushtet se nuk do të ketë pagë nën 350 euro.

“Ka thënë se nuk do të ketë pagë ndër 350 euro, sepse edhe me këtë pagë nuk do të mbijetohet. E keqja është kjo se njerëzit nuk po i mbajnë premtimet, por edhe më keq se nuk po ja lejnë shej hiq”, tha ai.

-Advertisement-

“Madje cka është më e keqja. Zyra e kryeministrit pastrohet nga një punëtor që paguhet 130 euro”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera