Lajme

Azemi: Nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknik

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 01 March 2023

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se nga nesër pesë shkolla të kryeqytetit do të mbesin pa shërbime të punëtorëve teknik, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këto pesë shkolla janë ajo e Muzikës, Bujqësisë, shkolla Model, Ekonomia si dhe Gjimnazi Matematikor.

“Nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknik , shkak mosmarrëveshjet brenda Komunës së Prishtinës : Shkolla e Muzikës, Bujqësia , Model ,Ekonomia dhe Gjimnazi Matematikor nuk do të kenë paga fare për shkurt falë neglizhencës së administratës sē Komunës”, ka shkruar Azemi në Fazebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

M poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera