Azemi: Marre për Kurtin e Muratin të japin të dhëna në kundërshtim me Entin Statistikor
Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 27 March 2024
Kryetari i Sindikatës së sektorit privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se është “marre” për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati të dalin të japin të dhëna që sipas tij, janë në kundërshtim me Entin Statistikor të Kosovës.
Sipas tij, në vend janë 500 kompani pasive të cilat siç tha ai, nuk mund ta shuajnë biznesin e tyre për shkak të obligimeve.
Sa kompani në njëfarë forme janë pasive dhe nuk mund ta shlyejnë biznesin e tyre, sepse ata kanë obligime. Sipas të dhënave tona kalon shifrën mbi 500 e që jam shumë i bindur që është hala më i madh, sepse ata kanë obligime ndaj shtetit dhe nuk mundet me ç’regjistru derisa nuk i kryen obligimet ndaj shtetit. Është marre një kryeministër, është marre një ministër i Financave me dalë me thanë të dhëna edhe në kundërshtim me Entin Statistikor, që ai faktikisht është alfa dhe omega e të gjitha të dhënave. Shpesh herë keni pa që të dhënat e entit statistikor me ministrin Murati janë në kundërshtim me njëra tjetrën, dhe gjithë ky inflacion gjithë kjo ikje… Ne ka kohë që i kemi thënë ejani të ulemi si akterë dhe të shohim çka mundemi me ndalë”, tha Azemi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Madje Azemi, tha se pas dy viteve rrugët në vendin tonë do të jenë tërësisht të zbrazëta.
“Unë kam një bindje që pas dy viteve rrugët tona kanë me qenë tërësisht të thata, sikurse që po janë edhe sot në periferi të kryeqytetit”, tha më tej Azemi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...