Azemi: Kurti është kryeministër i imi, kurrë nuk kam për të kërkuar shkarkimin e tij
Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 27 September 2022
Jusuf Azemi ka thënë se nuk është kërkuar askush nga sektori privat për të biseduar mbi pakon e përballjes së inflacionit. Ai ka treguar se punëtorët në sektorin privat paguhen vetëm nga 170 euro në muaj dhe krahas kësaj, ka kërkuar vetëm bashkëpunim me Kryeministrin Kurti ose të paktën, vetëm 30 për qind të realizimit të premtimeve përgjatë fushatave
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se një herë të vetme nuk është ftuar një përfaqësues nga sektori privat për t’u diskutuar lidhur me ndihmën në kuadër të pakos për përballjen e inflacionit.
Azemi ka thënë se 50 eurot e ofruara nga pakoja për përballimin e rritjes së inflacionit, pako të cilën e prezantoi krahas Ministrit të Financave, Murati, ishte vetëm një stimulim.
“E bënë një stimulium 50 euro për kompanitë, kam pasur dëshirë që të keni bërë gabim teknik dhe për tre herë radhazi kemi thënë kryeminsitrit po na duhen 100 euro edhe së paku ato 50 euro që keni premtuar. Nuk kemi dialog social, Albin Kurti është kryeministër i imi, dhe jemi prezent kur them se kurrë nuk kam për t’a kërkuar shkarkimin e tij dhe nëse ju e kërkoni, ne kemi me mbajt se nesër ndoshta vepron pozitivisht. Ne na duhet një ministër që punon pak më gjatë në disa çështje që i kemi në rend”, ka deklaruar Azemi në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se nuk është kërkuar askush nga sektori privat për të biseduar mbi pakon e përballjes së inflacionit gjersa ka thënë se punëtorët ne sektorin privat paguhen vetëm nga 170 euro në muaj.
“Kur ne kërkojmë që një pjesë e trustit të paguhet jeni shumë dorështrënguar. Ju lutemi, ne nuk i kemi pagat 2-3 mijë euro po nga 170 euro dhe po na kritikoni se duan të rrëzojmë Kurtin. Jo. Ne duam të bashkëpunojmë me të dhe të realizoni të paktën 30 për qind të atyre ç’ka keni premtuar përgjatë fushatës”, ka deklaruar ai.
Ndër të tjera, ai ka thënë se ndonëse ishte premtuar të vendosej në opinion publik, Ligji i Pagave nuk ka për të filluar implementimin e tij deri në vitin 2024 dhe sipas Azemit, një gjë të tillë e dinë të gjithë.
Të tjera
-
Sllovenia e njeh Palestinën si shtet
Parlamenti i Sllovenisë sonte ka marrë vendim që ta njeh shtetin palestinez. ...
-
Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite disa projektligje e raporte
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë...
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Policia e Kosovës mban ushtrim fushor afër Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës sot duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fushor ...
-
Gazetari Nuhi Bytyçi vazhdon dëshminë në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi ...
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...