Lajme

Azemi i LDK-së publikon pamje të magjistrales Prishtinë-Ferizaj: Gjendja është skandaloze, duhet ndërhyrje urgjente

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 02 February 2024

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Ferizaj, Visar Azemi, ka publikuar pamje të rrugës magjistrale Prishtinë-Ferizaj ku sipas tij, gjendja aktuale është serioze.

Ai ka thënë se shumë biznese të Ferizajt që operojnë përreth, po ballafaqohen me vështirësi të përditshme nga gropat e shumta dhe gjendja e keqe e kësaj rruge nacionale.

“Por, edhe më të tmerrshme gjendjen e bëjnë të reshurat e shiut, që depërtojnë në objektet e tyre dhe njëkohësisht ua pamundësojnë qasjen e klientëve në biznese”, ka deklaruar Azemi.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se ka dëgjuar për së afërmi hallet e bizneseve, që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem.

“Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet”, ka përfunduar Azemi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera