Sport

Avullohen të gjitha biletat në “San Siro”: Derbi i Madonninës, me rekord të ri

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 19 April 2022

Takimi mes Interit dhe Milanit, në kuadër të Kupës së Italisë, pritet të jetë i tejmbushur. Në derbin e “Madonninës”, nga afër do ndjekin 75 mijë persona, ndeshje kjo që do ta përcaktojë edhe finalistin e parë të Kupës.

Pas plot dy vitesh stadiumin i “San Siros”, pritet të jetë i mbushur sërish, pas nisjes së pandemisë Covid-19. Ndeshja e fundit e zhvilluarë në stadiumin e Milanos, ishte ajo e 9-t shkurtit të 2020-ës, ku triumfues doli Interi me përmbysje 4:2 nga 0:2 që ishte mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.

Nga kjo ndeshje mes Interit dhe Milanit janë mbledhur plot 4 milionë euro. Është rekord absolut për çdo ndeshje të Kupës së Italisë, duke përfshirë edhe finalet: finalja e 2016-ës Milan-Juventus bëri që të grumbulloheshin 3.92 milionë euro nga biletat. Një ndeshje e shumëpritur që do të luhet dhe ndiqet në të gjithë botën, me 180 shtete që kanë të drejtën e transmetimit bëjnë me dije mediet italiane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera