Lajme

AVONET kërkon hetim ndaj U.D. Drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt

Autori: Islam Morina 22:36 | 13 January 2022

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka kërkuar hetim dhe ndërmarrje të masave ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, Halit Gërbeshi.

Sipas AVONET, Gërbeshi, dyshohet se keqpërdorur paranë publike për nevoja të tij, pasi ai kishte deklaruar në media se ka mbushur veturën me derivate në njërën nga pompat e derivateve në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Rrjeti i OJQ-ve ngre dyshime se ai këtë e ka bërë duke ia faturuar derivatet Spitalit Rajonal të Ferizajt, veprim ky që sanksionohet me Kodin Penal të Kosovës.

-Advertisement-

Komunikata e plotë:

“AVONET, ju ka drejtuar me kërkesë për inicim të hetimeve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për masë disiplinore ndaj ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, Halit Gërbeshi.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë lidhur me veprimin e ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, Halit Gërbeshi, me dyshimin se ka keqpërdorur paranë publike për nevoja personale, ku ai sipas deklarimit tij në një mediumit ka pranuar se ka bërë një veprim të tillë duke e mbushur veturën e tij personale me karburant nga pompa “HIB”, derisa këtë e faturon në emër të institucionit të Spitalit Rajonal të Ferizajt dhe ky veprim është i sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me nenin 414 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

AVONET kërkon nga Dr. Valbon Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK që të ndërmerr masa urgjentisht dhe të filloj procedurat disiplinore ndaj z. Gërbeshi.

Poashtu, AVONET kërkon nga Kryesuesja e Bordit Drejtues të SHSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi të formoj komisionin për të verifikuar këtë veprim të tij.

Andaj, AVONET kërkon nga Prokuroria Shtetit dhe Policia e Kosovës të fillojnë hetimet lidhur me këtë dyshim për keqpërdorim të parasë publike”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AVONET./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera