Avokati i Tatimpaguesve në funksion të adresimit të shqetësimeve të tatimpaguesve
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 11 January 2018
Pozita e Avokatit të Tatimpaguesit është themeluar me qëllim që të siguroj një mundësi më shumë për tatimpaguesit, që ti adresojnë shqetësimet lidhur me çështjet tatimore, për rastet kur tatimpaguesi konsideron se u janë shkelur të drejtat e garantuara me ligj.
Avokati i Tatimpaguesit është themeluar për t’ju ndihmuar tatimpaguesve të zgjidhin çështjet / problemet me administratën tatimore duke:
* u marrë me problemet e tatimpaguesve menjëherë dhe në mënyrë të paanshme, që nuk janë zgjidhur nëpërmjet procedurave standarde të ATK-së,
* ndihmuar tatimpaguesit që përballen me vështirësi;
* adresuar çështjet që dalin nga një interpretim i pasaktë i ligjeve tatimore, ose politikave apo procedurave të ATK-së;
* identifikuar çështjeve që ndikojnë në të drejtat e tatimpaguesit, rrisin ngarkesën për kryerjen e obligimeve ose ndryshe krijojnë probleme për tatimpaguesit dhe i vë në vëmendje të menaxhmentit të ATK-së ato çështje;
* rekomanduar ndryshime administrative dhe legjislative për të parandaluar probleme në të ardhmen.
Vetëm gjatë vitit 2017 numri i kërkesave të pranuara në Zyrën e Avokatit të Tatimpaguesve ishte 147, ku të bartura nga viti 2016 ishin 12 raste. Kjo zyrë ka pranuar gjithsej 159 kërkesa, prej të cilave të shqyrtuara janë 136, ku 63 përgjigje janë kthyer në favor të tatimpaguesve.
Zyra e Avokatit të Tatimpaguesve përveç shqyrtimit dhe përfaqësimit të tatimpaguesve, merret edhe me shqyrtimin e kërkesave për faljen e ndëshkimeve bazuar në dispozitat ligjore.
Pos tjerash, gjatë vitit 2017, Avokati i Tatimpaguesve ka marrë pjesë në 214 seanca të organizuara në Departamentin e Ankesave.
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...