Lajme

Avokati i Popullit mobilizohet për ditën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 27 May 2017

Institucioni i Avokatit të popullit më 11 qershor, ditën e zgjedhjeve do të jetë i hapur për ankesat në të cilat do të mund ti paraqesin qytetarët nëse kanë rreth procesit të votimit.

Ky institucion në të gjitha vendet do të ketë të hapura zyret për qytetarë nëse duan të paraqesin ndonjë ankesë.

Avokati i popullit Hilmi Jashari ka thënë për portalin arbresh.info se mundësia që të jap mendimet dhe rekomandimet Institucioni i Avokatit të Popullit është në rastet kur konsiderohet se e drejta e votës së popullit është shkelur.

-Advertisement-

“Institucioni i Avokatit të popullit është i pavarur dhe apolitik. Megjithatë mundësia që të jap mendimet dhe rekomandimet avokatit të popullit është në rastet kur konsiderohet se e drejta e votës e popullit është shkelur ose është abuzuar me të. Në këto situata avokati i popullit mund të shfaq mendimet e veta”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se cilat kanë qenë reagimet e bëra nga ky institucion në zgjedhjet e mëhershme në rastet kur është shkelur e drejta e votës.

“Në zgjedhjet e mëhershme ne kemi hapur zyret tona në ditët kur është mbajtur votimi dhe gjithë përfaqësuesit e avokatit të popullit në zyrat rajonale kudo që janë kanë qenë të hapura gjatë gjithë ditës, ku kanë pranuar palë të cilët kanë thënë se e drejta e votës u është shkelë.”

Ata kanë reaguar edhe “lidhur me keqpërdorimin e fëmijëve nëpër fushata që gjithashtu është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare ose kundër interesit më të mirë të fëmijëve, pra varësisht prej situate.”

Jashari ka komentuar edhe procesin e organizimit të vendvotimeve në veri duke thënë se është proces i ndjeshëm.

“Sa i përket veriut mendoj që janë më tepër procese politike të ndjeshme dhe kanë specifikat e tyre ku autoritetet publike i kanë trashëguar në qasje dhe rregulla të ndryshme. Megjithatë ne i kemi zyret edhe në atë pjesë ku në çdo rast se konsiderohet që është shkelë ndonjë e drejt atëherë avokati i popullit duhet të reagojë”, ka shtuar ai.

Gjatë votimit në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit është paralajmëruar se do të jenë edhe mijëra vëzhgues vendor dhe ndërkombëtarë, përfshirë mediet, që do të mbikqyrin procesin./ V.Berisha/arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera