Lajme

Avokati i njohur, e quan kukull Shpend Ahmetin

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 10 January 2018

Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka vlerësuar, duke u bazuar në zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, se Shpend Ahmeti ka qenë kukull e Albin Kurtit në parti.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës tash po shihet që s’ka pasur fije pushteti”, është shprehur Pallaska në “Rubikon” të KTV’së.

“Nëse e këqyrni ndarjen aktuale, resorët kryesorë në Komunën e Prishtinës i kanë udhëhequr eksponentë që janë rreshtuar kah Albin Kurti…. drejtori i Urbanizmit, qoftë edhe shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës”, ka thënë Pallaska.

-Advertisement-

“Këtu ka filluar edhe ndarja reale, sepse me sa kemi informata, shumë të kufizuara, edhe pas marrjes së pushtetit në Prishtinë, drejtorët janë detyruar të raportojnë në dy adresa: Kryetarit, formalisht, dhe realisht strukturave partiake”, ka shtuar ai.

Pallaska po ashtu ka thënë se është parë “mungesa e përkrahjes së Kurtit për fushatën për Prishtinën”.

“Në fushatë nuk e kemi parë, aq sa në Prizren e Mitrovicë”, ka thënë Pallaska.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera