Lajme

Avokati Koci përfshihet në debatin për imamin “e Mercedesit”: I jap krejt fetë për komb

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 17 April 2023

Në debatin për hoxhën “e Mercedesit”, Mazllam Mazllami, së fundmi është përfshirë edhe avokati Arianit Koci, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se do ta jepte fenë islame, fenë katolike por edhe fetë e tjera për komb.

“Besoj në Zot! Sa jam katolik jam edhe musliman. Por, e jap fenë katolike, fenë islame dhe krejt fetë tjera, për komb. Për flamur e shqiponjë!.”, ka shkruar Koci.

-Advertisement-

Ndryshe ku reagim i tij duket që ka ardhur pasi që hoxhë Mazllami apo siç njihet edhe ndryshe Hoxha i “Mercedesit” në një video e kishte quajtuar flamurin kombëtar harrën e leckë.

Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgjë s’bëhet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë myslimanë 80%, e njohin më opaganizmin çka është. Ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj. Shehid nuk bidet qysh po thotë dikushi – plot shehidë jemi ba, është mbushë Kosova dëshmorë. E lus Allahun që këta që kanë ra dëshmorë, ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkruajmë dëshmorë e ju vnojmë pllakata mas 50 vjete krejt jau thejmë.  Edhe pse është himni të gtjithë të bashkuar rreth flamurit, edhe me u bashku krejt rreth flamurit, me qet flamur në xhenet a hyjmë?”, kishte thënë Hoxhë Mazllami në këtë video./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të avokatit Arianit Koci:

“Leckë, harrën”, Hoxha që u bë me Mercedes e përdhos flamurin për të cilin shqiptarët u dergjën burgjeve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera