Lajme

Avokati i Thaçit, Kehoe: Prokuroria nuk e ka idenë se cilët dëshmitarë do t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 08 September 2022

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve derisa po diskutohet për listën e dëshmitareve të Zyrës së Prokurorit të specializuar (ZPS), avokati i ish presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se prokuroria nuk është në gjendje t’i tregojë turpit gjykues dhe mbrojtjes se cilët janë dëshmitarët që do t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit. Kjo sipas tij është e paimagjinueshme. Ai gjithashtu ka përmendur deklaratat e prokurorisë se ka dëshmitarë që kanë frikë të japin dëshmi në këtë rast, çka sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

Për avokatin Kehoe është e papranueshme që një çështje të trajtohet me vite të tëra dhe ende prokuroria të mos e ketë idenë se cilët janë dëshmitarët e parë që do t’i thërras.

“Fakti që prokuroria nuk e ka idenë ose nuk mund t’i tregojë trupit gjykues, mbrojtjes se kë do të thërrasin ngjatë tre muajve të parë, nuk e kanë idenë farë se kë do të thërrasin ngjatë tre muajve të parë është e paimagjinueshme. Të paktën do të mirëprisja pranimin e tyre se ata po gjykojnë UÇK-në në paragrafin 33 të këtij dokumenti ZPS thotë që UÇK ka funksionuar si aktor sekreti shtetëror dhe ne fakt sjellje e tyre është në këtë linjë dhe është e qartë se në gjykim është UÇK. Ajo që është shqetësuese në këtë dokument, pavarësisht nga çka ka ndodhur deri tani, pavarësisht parashtrimeve që kemi bërë për lirim të përkohshëm, të klientëve tanë, klientët tanë kanë që në nëntor të 2020 që janë ndaluar dhe pavarësisht kësaj prokuroria thotë që shumë dëshmitarë domethënës për këtë çështje kanë frikë të japin dëshmi. Duhet të shtohet edhe kjo, dua të di nëse ka ndonjë gjë në këtë dokument që mbështet këto pretendime që ta shpifin që dëshmitarët kanë frikë të flasin dhe të japin dëshmi në këtë gjykatë”, ka thënë ai, transmeton KP.

-Advertisement-

Derisa po diskutohet për listën e dëshmitarëve të ZPS, nga kjo zyrë është thënë se hollësi për këtë do të japin sipas tyre në kohën e duhur kur çështja të jetë gati për dorëzim patra trupit gjykues.

Prokuroria ka thënë se mënyra si e bën menaxhimin e listës së dëshmitarëve është punë e tyre dhe mbetet brenda prokurorisë.

E sipas avokatit Kehoe kjo është deklaratë alarmuese.

“Mendoj që kjo është një deklaratë alarmuese dhe në fakt ka dëshmitarë në këtë listë të dëshmitarëve që nuk e kanë fare idenë që janë pjesë e listës të dëshmitarëve. Mund t’ju them me siguri që asnjë prej dëshmitarëve me të cilët ne folëm nuk e kishin fare idenë që ishin në listë të dëshmitarëve që do të thirren për të dhënë dëshmi. Këtu është situata në të cilën jemi sa i takon komunikimit të prokurorisë me dëshmitarët”, ka thënë Kehoe.

Tutje ai ka thënë se ka dëshmitarë që janë hequr nga lista, ndërsa numri i tyre vazhdon të jetë i njëjtë në mënyrë kronologjike.

Për këtë ai ka thënë se prokurorisë i duhet kërkuar llogari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera