Avokati i Selimit “shpërthen” ndaj Prokurorisë: Po sugjeron se policët mund të blihen e shiten si kriptovaluta
Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 02 December 2021
Avokati i Rexhep Selimit në Hagë, David Young ka shpërthyer ndaj Prokurorisë së Specializuar të Hagës e cila po e konsideron të paaftë Policinë e Kosovës për të mbikëqyrur kushtet e vëna për lirim nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së.
Young në parashtresat e tij ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar po e konsideron Kosovën një shtet të ngjashëm me perëndimin e egër, ku oficerët e policisë mund “të blihen dhe shiten si kriptovaluta”.
“ZPS sugjeron se Kosova është një shtet kufitar pa ligj, i ngjashëm me perëndimin e egër, ku oficerët e policisë mund të blihen dhe shiten si kriptovaluta. Përderisa një gjendje kaq e rëndë do të reflektonte keq në kohën dhe përpjekjet e dislokuara nga UNMIK-u, EULEX-i dhe OSBE-ja në trajnimin e Policisë së Kosovës gjatë dy dekadave të fundit, ai gjithashtu tregon mungesën e mirëkuptimit të shfaqur nga ZPS për realitetin e situatës në Kosovë”, thuhet në parashtresën e Young.
Young bën të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka parashtruar gjithësej 46 pyetje ndaj Policisë së Kosovës që lidhen me aftësitë e saja për të monitoruar në mënyrë të efektshme arrestin shtëpiak të të akuzuarve.
Avokati thotë se ZPS ka veçuar disa pjesë nga përgjigjet e Policisë për të minuar besimin në kapacitetin e Policisë.
Madje ai thotë se gjyqtari në vendimin e tij nuk duhet të “bjerë në kurthin e ZPS-së”.
“Në fillim, përkundër paralajmërimit të saj të mëparshëm, mbrojtja vë në dukje përpjekjet e ZPS-së për të veçuar përgjigjen e PK-së dhe për të identifikuar aspekte të veçanta të përgjigjeve të detajuara ndaj 46 pyetjeve të parashtruara nga gjyqtari i procedurës paraprake për të minuar besimin në kapacitetin e PK-së për të zbatuar kushtet e lirimit të përkohshëm sikur një përgjigje jo e plotë mjafton për të garantuar vazhdimin e paraburgimit të z. Selimi. Gjyqtari i procedurës paraprake nuk duhet të bjerë në këtë kurth”, thuhet në parashtresë, shkruan lajmi.net.
Parashtresat e avokatit të Selimit, David Young janë përmbledhur në 11 faqe.
Pas analizimit të plotë të rrethanave, garancive dhe parashtresave, gjykatësi paraprak pritet të marrë një vendim për lirimin ose jo nga paraburgimi të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...