Lajme

Avokati i Sabit Gecit tregon se shtëpia e kujt u bastis për fajde

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 20 December 2018

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur disa lokacione mëngjesin e sotëm në Prishtinë, afër shtëpisë së Sabit Gecit.

Sipas Avokatit Haxhi Millaku Policia është duke bastisur një shtëpi të fqinjit të Sabit Gecit dhe jo shtëpinë e tij.

“Sabit Geci nuk është duke u bastisur shtëpia e Sabit Gecit por e një komshiu të tij. Geci është në Stamboll ku ka pasë një operim”, ka thënë Millaku.

-Advertisement-

Ky operacioni ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar dhe detyrimit-fajdeve.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdesë. Pas përfundimit të operacionit policor do të ju informojmë me detajet tjera”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media nga Policia e Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Imer Beka ka thënë për KALLXO.com se ky aksion nuk është duke u drejtuar nga ana e tyre.

Njëjtë është deklaruar edhe prokurori special Sylë Hoxha, i caktuar për komunikim me media nga Prokuroria Speciale.

“Nuk kam inforacione se kush është duke e udhëhequr aksionin e bastisjeve,unë personalisht jo”, ka thënë Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera