Avokati i Popullit: Vazhdon zvarritja e shqyrtimit të lëndëve për shkeljen e të drejtave të njeriut
Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 17 December 2019
Avokati i Popullit Hilmi Jashari gjatë prezantimit të rezultateve të institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019, tha se janë trajtuar mjaft probleme duke përfshirë tri shtyllat e shtetit, veçmas në fushën e legjislacionit në vend që ende nuk ka zbatim të plotë të ligjeve.
Sa i përket sistemit gjyqësor, Jashari tha se vazhdon të ketë zvarritje të shqyrtimit të lëndëve që paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.
Jashari ka përmendur disa rasteve me rëndësi të trajtuara nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
“Është trajtuar një rast me rëndësi për trajtimin e barabartë të pensionistëve nga ana e bankave komerciale në Kosovë në ofrimin e shërbimeve të kreditit bankar, (206 mijë e 534 pensionistë). Po ashtu, rasti tjetër ka qenë me detyrimet pozitive të shtetit përkitazi me mbrojtjen nga dhuna në familje për të drejtën në jetë, që burojnë nga Kushtetuta dhe nga neni 2 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut”, tha Jashari duke shtuar se është trajtuar edhe çështja e fëmijëve në situatë rruge.
Avokati i Popullit përmendi edhe dy ligjet, atë për Zyrtarë Publik dhe për Pagat, që janë pezulluar nga Gjykata Kushtetuese me inicim të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Ai tha se nga kushtetuesja kanë pranuar në Institucionin e Avokatit të Popullit vendimin për pezullimin e ligjit të pagave.
Ndërsa, ankesat dhe rastet për qasje në dokumente publike deri më 13 dhjetor numri i ankesave është 102 ose 70 për qind ngritje në krahasim me vitin 2018.
Sa i përket mungesës së transparencës, e para sipas Jasharit është Ministria e Infrastrukturës për mungesë të llogaridhënies.
Numri i ankesave të paraqitura në Institucionin e Avokatit të Popullit për vitin 2019 ishin 1876, ndërsa numri i rasteve të hapura për hetim nga ankesat e paraqitura kanë qenë 878, kurse rastet e hapura Ex Officio 51.
Të tjera
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...