Avokati i Popullit reagon në lidhje me situatën e krijuar në veri

Autori: Gazeta inFokus
17:05 | 16 December 2022
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, bazuar në mandatin e tij për mbrojtje dhe mbikëqyrje të të drejtave të njeriut, po i përcjellë me vëmendje ngjarjet në veri të vendit dhe shprehë shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar.
Ai tërheq vëmendjen e secilit autoritet që në kuadër të fushëveprimit të tij që ka përgjegjësi kushtetuese e ligjore, që në mënyrë të kujdesshme të harmonizojnë të gjitha veprimet në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Qelaj tha se mbi bazën e informacionit që ka marr nga mediat për arrestimin dhe ndalimin e ish-policit Dejan Pantiç, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet kompetente që të sigurohet se po respektohen të drejtat që i ka çdo person i arrestuar apo i ndaluar nga policia.
Avokati i Popullit thekson se vendosja e barrikadave në veri e pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, me këtë rast është detyrë e autoriteteve që sa më shpejt të gjenden mënyra për të siguruar respektimin e kësaj të drejtë .
Avokati i Popullit vlerëson se duhet të rikthehet rendi dhe ligji në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar realizimin e të drejtave civile si dhe mbrojtjen dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara më kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Avokati i Popullit e vlerëson angazhimin e të gjitha mekanizmave vendore e ndërkombëtare, për të siguruar në këtë mënyrë të drejtën elementare për siguri, jetë, lëvizje të lirë, të drejtën për punë dhe të drejtat tjera të garantuara.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...