Avokati i Popullit: Mos pajisja me pasaporta është kufizim i të drejtave të qytetarëve, MPB-ja mund të paditet
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 25 January 2023
Institucioni i Avokatit të Popullit po konsideron se mos pajisja e qytetarëve me pasaporta nga Ministria e Punëve të Brendshme është shkelje e të drejtave të qytetarëve, që u garantohen me ligj.
Avokati i Popullit konfirmon se kanë marrë shumë ankesa për çështjen e mungesës së pasaportave dhe kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Avokati i Popullit konsideron se mos pajisja me dokumente të udhëtimit edhe për një periudhë të pacaktuar kohore, paraqet kufizim të së drejtës për tu pajisur me dokumente personale dhe si rrjedhojë edhe kufizim i të drejtave të tjera që dalin nga mos pajisja e qytetarëve me dokumente”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit për Demokracia.
Kujtdo që i është mohuar e drejta për t’u pajisur me pasaportë, Avokati i Popullit thotë se mund të nisë konflikt administrativ.
“Mbi bazën e vullnetit të secilit qytetar, të cilit i pamundësohet të pajiset me dokumente të udhëtimit, ata mund të nisin procedura administrative deri në konflikt administrativ”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni
Sipas Avokatit të Popullit, shqetësimi i qytetarëve për mos pajisje me pasaporta është legjitim.
“Avokati i Popullit ka pranuar ankesa nga qytetarët për këtë çështje, duke paraqitur shqetësim se mos pajisja me dokumente po ju shkakton probleme të shumta. Duke pasur parasysh se shqetësimi i tyre ka qenë legjitim dhe mbi bazën e informacioneve tjera, ne iu kemi drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe kemi kërkuar sqarime dhe informata se pse po ndodh kjo situatë. Në përgjigjen e tyre, ata kanë konstatuar që janë duke menaxhuar një sasi në dispozicion, duke trajtuar me prioritet të lartë kategoritë shëndetësore, studentët, mërgatën dhe përfaqësuesit shtetërorë”, thuhet më tej në përgjigjen e këtij institucioni.
Ministria e Punëve të Brendshme i është përgjigjur Avokatit të Popullit se kjo çështje do të përfundojë në fund të janarit.
“MPB-ja na ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratë për furnizim me material për personalizimin e dokumenteve, duke shtuar se nga fundi i janarit të këtij viti, ata do të zgjedhin këtë çështje. Pavarësisht kësaj, Avokati i Popullit konsideron se mos pajisja me dokumente të udhëtimit edhe për një periudhë të pacaktuar kohore, paraqet kufizim të së drejtës për tu pajisur me dokumente personale dhe si rrjedhojë edhe kufizim të të drejtave të tjera që dalin nga mos pajisja e qytetarëve me dokument”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit
Qytetarët e Kosovës janë ballafaquar me probleme të mëdha për tu pajisur me pasaporta, pasi Ministria e Punëve të Brendshme kishte dështuar të arrinte marrëveshje me një kompani për furnizimin me material.
Reagime ka pasur edhe nga partitë opozitare, të cilat e kanë kritikuar Qeverinë për këtë dështim.
Të tjera
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...
-
Pesë raste të dhụnës ndaj grave gjatë të dielës në Kosovë
Pesë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovë...
-
Dy aksidente trafiku në Prishtinë të dielën
Të dielën janë shënuar dy aksidente trafiku në kryeqytet. “Rr. Xheladin Re...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhje ari në një banesë
Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari ...
-
KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është ...
-
Fluks i shtuar i pacientëve për shkak të gripit, rekomandohet vaksinimi
Fluksi i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare është rritur për shkak t...
-
Këto janë produktet më të eksportuara dhe importuara në vitin 2024
Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se ka një rritje të lehtë ...
-
Cila është zgjidhja për të nisur gjykimi në mungesë ndaj Radoiçiqit
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në mungesë ndaj Milan R...
-
Sot rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin përp...
-
“Jo për shkak të disa negociatave të veçanta…”, deklaratat e O’Brien për serbët në veri dhe thirrja për dialog
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...